Manchester City është pranë transferimit të mesfushorit të Aston Villas Jack Grealish për një shumë rekord afërsisht 110 milionë eurosh, pasi në fund të korrikut ka bërë një ofertë për yllin anglez, raporton “Goal”.
Krerët e Cityt refuzuan që të flasin mbi transferimin, por spekulohet që marrëveshja mund të kompletohet para finales FA Cup mes Leicester Cityt e Manchester Cityt të shtunën.
Sipas informacioneve, Marrëveshja 110 milionëshe do të jetë një rekord i ri i transferimeve në Angli, duke e kaluar shumën prej 96 milionë eurosh që Manchester United i kishte paguar Juventusit për mesfushorin Paul Pogba.
Po ashtu, ky do të jetë edhe rekord i ri i Cityt, duke e thyer atë të mëparshmin, ku City i pagoi dëmshpërblim Benficas 68 milionë euro për mbrojtësin Ruben Dias. /tch