Manchester City rrezikon të përjashtohet nga të gjitha garat

Skuadra e Manchester Cityt rrezikon të përjashtohet nga të gjitha garat dhe jo vetëm Premier League.

“The Telegraph” raporton se nëse ekipi i Pep Guardiolas shpallen të fajshëm për shkak të shumë thyerjeve të rregullave, atëherë do të pasoj një dënim më i rëndë se që e kishim menduar, shkruan Indeksonline

Manchester City mund të përjashtohet nga të gjitha garat, jo vetëm nga Premier League! Garat e përfshira: FA Cup, Carabao Cup, Champions League dhe Kupën e Botës për Klube!

Nuk dihet saktë se kur do ta mësojmë një vendim përfundimtar për klubin nga Anglia, por duket se gjërat nuk janë mirë dhe tashmë tifozët nga “Etihad” po qëndrojnë nën-ethe.