Manchester City po vazhdon me formë shumë të dobët.
Kampioni në fuqi i Anglisë, ka pësuar një tjetër humbje, kësaj radhe si mysafire e Aston Villas, me rezultat 2-1.
Jhon Duran i dha epërsinë Aston Villas në minutën e 16-të.
Morgan Rogers dyfishoi rezultatin në minutën e 65-të.
Krejt çfarë arriti City nga kjo përballje ishte ta ngushtonte rezultatin me golin e Phil Foden në 90+3.
Manchester City nuk është në formën më të mirë, pasi ka vetëm një fitore dy barazime dhe 10 humbje në 12 ndeshjet e fundit, në të gjitha garat.
Madje cityzens ka pranuar 27 gola në këto 12 ndeshje.
Me këtë fitore Aston Villa shkon në kuotën e 28 pikëve, dhe renditet në vendin e pestë, një më shumë se Manchester City.