Ballina Sport Futboll Manchester City pa telashe ndaj Sparta Pragës

Manchester City pa telashe ndaj Sparta Pragës

Manchester City nuk ka hasur në telashe për të fituar ndaj Sparta Pragës në xhiron e tretë të Ligës së Kampionëve.

Të mërkurën mbrëma në “Etihad”, skuadra e Pep Guardiolas fitoi me rezultatin 5:0.

Phil Foden shënoi që në minutën e tretë. Golat tjerë u shënuan në pjesën e dytë. Erlinh Haaland shënoi në minutën e 58-të dhe 68-të.

John Stones realizoi në minutën e 64-t, derisa Matheus Nunes shënoi tjetër gol në minutën e 88-të.

City tani i ka shtatë pikë. Sparta Praga mbetet me 4 pikë.

Qazim Laçi startoi te Sparta Praga. Ermal Krasniqi u aktivizua prej fillimit të pjesës së dytë e Albion Rrahmani prej minutës së 60-të

Exit mobile version