Manchester City nuk ka hasur në telashe për të fituar ndaj Sparta Pragës në xhiron e tretë të Ligës së Kampionëve.
Të mërkurën mbrëma në “Etihad”, skuadra e Pep Guardiolas fitoi me rezultatin 5:0.
Phil Foden shënoi që në minutën e tretë. Golat tjerë u shënuan në pjesën e dytë. Erlinh Haaland shënoi në minutën e 58-të dhe 68-të.
John Stones realizoi në minutën e 64-t, derisa Matheus Nunes shënoi tjetër gol në minutën e 88-të.
City tani i ka shtatë pikë. Sparta Praga mbetet me 4 pikë.
Qazim Laçi startoi te Sparta Praga. Ermal Krasniqi u aktivizua prej fillimit të pjesës së dytë e Albion Rrahmani prej minutës së 60-të