Manchester City ndalet nga Tottenhami

Manchester City ka pësuar humbjen e parë pas gjashtë fitoreve radhazi në Premier Ligë.

Në “White Hart Line”, skuadra e Tottenham e mposhti 2 me 0 ekipin e Pep Guardiolas.

Dy golat e vetëm u realizuan në pjesën e parë të ndeshjes, me anë të: Dele Alli dhe Kolarov (autogol).

Vlen të përmendet se në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 65-të, Eric Lamela kishte mundësi të shënonte golin e tretë për “Spursat”, por gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Edhe pas kësaj humbje, Citizën mbetën në pozitën e parë me 18 pikë, një më shumë se Tottenhami që gjendet në të dytën.