Manchester City konfirmoi dy raste me COVID-19

Klubi anglez i futbollit Manchester City konfirmoi sot se sulmuesi algjerian Riyad Mahrez dhe mbrojtësi francez Aymeric Laporte janë prekur nga koronavirusi i ri (COVID19), raporton Anadolu Agency (AA).

“Të dy lojtarët aktualisht po kalojnë një periudhë vetëizolimi në përputhje me protokollin e Premier ligës dhe Qeverisë së Britanisë së Madhe për karantinën. Asnjëri nuk ka shfaq simptoma të virusit”, tha klubi në një deklaratë.

Ndeshjet e Premier ligës angleze 2020/21 do të fillojnë më 12 shtator. Fulham do të presë Arsenalin në Londër ditën e hapjes së sezonit.

Mbretëria e Bashkuar deri më tani ka konfirmuar 349.500 raste të virusit, përfshirë 41.640 vdekje.

Qeveria të dielën njoftoi 2.988 raste të reja, shifra më e lartë që nga 22 maji.