Manchester City ka shënuar fitore ndaj Copenhagen me rezultat 3-1 edhe në ndeshjen kthyese të fazës së parë të eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, për të kaluar në çerekfinale.
Qytetarët e kishin fituar edhe ndeshjen e parë të zhvilluar në Danimarkë me rezultat 3-1.
Ndeshja nisi si është më së miri për kampionin në fuqi që shënuan që në minutën e 6-të me Manuel Akanjin që përfitoi pas asistimit të Julian Alvarez (1-0).
Në minutën e 9-të, Man City shtoi epërsinë në 2-0 me golin e Julian Alvarez.
Mysafirët arritën të shënonin në minutën e 29-të me Mohamed Elyounoussi për 2-1.
Si të mungonte një gol i Erling Haaland në këtë ndeshje, që shënoi në minutën e tretë të kohës shtesë të pjesës së parë për 3-1.
Pjesa e dytë nuk është se solli shumë dhe të besuarit e Pep Guardiolas e ruajtën rezultatin, duke mos lejuar të rrezikohet shumë porta e tyre.
Me këtë fitore, me rezultat të përgjithshëm prej 6-2, Man City kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.