Manchester City – Arsenal, ndeshja e parë pas rikthimit të Premierligës

Pas një pezullimi më shumë se tre muaj për shkak të pandemisë së koronavirusit, sot rikthehet Premierliga.

Futbolli anglez do të rikthehet me një super-ndeshje, e cila do të zhvillohet në “Etihad Stadium” ndërmjet Manchester Cityt dhe Arsenalit, ndeshje kjo e cila luhet me fillim nga ora 21:15.

Në ‘Etihad’ Arsenali ka plot 3 vite që largohet me kokën ulur, fitorja e fundit në kampionat daton në janar të 2015-ës.

Ndërkohë Citizens në ndeshjet në shtëpi i kanë si një armë më tepër me 4 fitore në kampionat, 1 barazi dhe 1 humbje.

Manchester City – Ederson; Ëalker, Fernandinho, Laporte, Mendy; De Bruyne, Rodri, Gundogan; Mahrez, Aguero, Sterling.

Arsenal– Leno; Bellerin, Mari, Luiz, Tierney; Xhaka, Guendouzi, Pepe, Ozil, Aubameyang; Lacazette.