Manchester City-Arsenal dhe Manchester United-Chelsea përballjet e gjysmëfinaleve e FA CUP

Janë kompletuar çiftet e gjysmëfinales së FA Cup.

Pas Unitedit, Chelseat dhe Arsenalit, edhe Manchester City ka prerë biletën për në gjysmëfinale të FA Cup.

Të besuarit e Pep Guardiolës e mposhtën në udhëtim 2-0 Newcastle Unitedin, për të kaluar në fazën tjetër.

Kevin De Bruyne shënoi nga pika e bardhë në minutën e 40-të për 1 me 0, derisa Raheem Sterling shënoi për 2 me 0 në minutën e 68-të, që doli të jetë rezultati përfundimtar i takimit.

Në gjysmëfinale, Man City i Guardiolës do të ketë punë me Arsenalin e Artetës, ndërsa përballja tjetër do të jetë mes Manchester United dhe Chelsea.

Ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen me 18 dhe 19 korrik.