Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Rey Manaj është futur në historinë e skuadrës elitare të Turqisë, Sivasspor.
Futbollisti shqiptar është bërë golashënuesi më i mirë në histori të klubit brenda një sezoni me golin e shënuar ndaj Konyasporit në ndeshjen e fundit.
Sivasspori ka bërë të ditur se Manaj është futur në histori të klubit pasi tashmë ka realizuar 18 gola këtë edicion në Superligën e Turqisë.
Me këtë arritje, Manaj ka thyer rekordin që e ka mbajtur Aatif Chahechouhe, i cili në edicionin 2013/14 ka shënuar 17 gola me fanellën e ekipit turk.
27-vjeçari është lojtari kryesor i Sivassporit këtë edicion, pasi në total ka 22 gola të realizuar në 32 paraqitje në të gjitha garat. Ai te kjo skuadër u transferua verën e shkuar si lojtar i lirë dhe ka kontratë deri në vitin 2026.
Megjithatë, forma e mirë e Manajt ka tërhequr interesimin e skuadrave tjera dhe gjasat janë të mëdha që ai këtë verë të largohet nga Sivasspori.
Te skuadra turke janë të gatshëm ta lirojnë Manajn, por për kartonin e tij po kërkojnë të paktën 10 milionë euro.