Rey Manaj ka vendosur që edhe sezonin 2024/25 të mbetet në kampionatin e Turqisë.
Në fakt, sulmuesi i Shqipërisë do të vazhdoj ti prijë sulmit të Sivassporit, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2026.
27-vjeçari i është bashkuar Sivassporit pasi ka vendosur të jetë pjesë e klubit edhe për sezonin e ri.
Manaj vlerësohet lojtari kryesor i Sivassporit, duke pasur parasysh formën e mirë që ka treguar sezonin e shkuar.
Në 36 paraqitje në të gjitha garat për Sivassporin, Manaj shënoi 22 gola dhe bëri tri asistime.
Kështu që, sulmuesi i Shqipërisë pritet të jetë arma kryesore në sulm e Sivassporit edhe për sezonin e ri.
Sezoni i ri në elitën e futbollt turk nis më datën 11 gusht, ndërsa Sivassporin ndeshjen e parë e luan në shtëpi kundër skuadrës së Trabzonsporit.