Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Rey Manaj pritet të ndërroj ekip në fund të këtij edicioni por jo edhe kampionat.
Mediumet turke raportojnë se është skuadra e Eyupsporit, ajo që ka shprehur interesim për shërbimet e Manajt. Eyupspori edicionin e ri do të paraqitet në Superligën e Turqisë, ndërsa për trajner e ka ish-futbollistin e mirënjohur, Turan Arda.
Dhe është pikërisht trajneri Arda, ai që po insiston në transferimin e Manajt këtë verë pas shkëlqimit të sulmuesit shqiptar këtë edicion me fanellën e Sivassporit.
Mësohet se drejtuesit e Eyupsporit tashmë kanë nisur kontaktet me menaxherin e Manajt dhe thuhet se takimi i parë mes palëve ishte tejet pozitiv. Madje, thuhet se së shpejti Eyupspori do të bëjë edhe ofertë zyrtare për Manajn, kartoni i të cilit vlerësohet rreth 3 milionë euro.
Manaj verën e shkuar iu bashkua Sivassporit si lojtar i lirë dhe me ekipin turk ka kontratë deri në vitin 2026. Në edicionin e tij të parë në Turqi, Manaj ka shënuar 20 gola në 30 paraqitje në të gjitha garat për Sivassporit.