Ballina Sport Futboll Man United merr pikët e plota ndaj Brentfordit

Man United merr pikët e plota ndaj Brentfordit

Skuadra e Manchester Unitedit ka shënuar fitore ndaj Brentfordit me rezultatin 2:1 në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në Premier League.

Pas tri ndeshjeve negative, “Djajtë e Kuq” marrin tri pikët e plota në stadiumin “Old Trafford”.

Skuadra e Erik Ten Hag u gjet në disavantazh në minutat e fundit të pjesës së parë, por në të dytën ishte tjetër frymë e treguar nga djelmoshat e “kuq”.

Fillimisht për 1:1 shënoi sulmuesi anësor argjentinas, Garnacho dhe më pas golin e fitores e shënoi danezi, Hojlund.

Me këtë fitore, Manchester United shkon në kuotën e 11 pikëve në pozitën e 10-të, kurse Brentfordi në pozitën e 12-të me 10 pikë.

Exit mobile version