Man United e fiton kryendeshjen, e mposhtë sërish PSG-në në Francë

Manchester United e ka fituar 1:2 derbin e xhiros së parë të grupit H të Ligës së Kampionëve, duke e mposhtur në udhëtim Paris Saint Germain.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer, si para dy vitesh, golin e fitores në ‘Parkun e Princave’ e shënoi në fund të ndeshjes.

Bruno Fernandes i dha epërsinë 0-1 Manchester Unitedit kur shënoi nga penalltia në minutën e 23’, shkruan lajmi.net.Vendasit arritën barazimin në minutën e 55’, kur Anthony Martial shënoi autogol.

Për fitoren e Manchester United u përkujdes Marcus Rashford, duke shënuar një gol të bukur në minutën e 87’, për 1:2.