Man City tregohet skuadër superiore, e mposht 5:0 Newcastle Unitedin

Manchester City është treguar skuadër superiore duke e mundur 4:0 Newcastle United në ‘Etihad Stadium’.

Gjithçka nisi në minutën e 10’, me një gol të shënuar nga Gabriel Jesus, për 1:0.

Në minutën e 21’, Riyad Mahrez, dyfishoi epërsinë, shkruan lajmi.net.

Në pjesën e dytë, skuadra e Pep Guardiola shënoi edhe tri gola të tjerë.

Fernandez me një autogol në minutën e 58’, çoi në 4-0 rezultatin, dhe pak minuta më vonë, David Silva shënoi për 4:0.

Rezultatin përfundimtar të ndeshjes e vendosi Raheem Sterling, që shënoi për 5:0 në kohën shtesë.