Ballina Sport Futboll Man City, skuadra e dytë më e keqe në mesin e top...

Man City, skuadra e dytë më e keqe në mesin e top pesë ligave evropiane

Manchester City është aktualisht skuadra e dytë më e keqe në mesin e top pesë ligave evropiane për numrin e golave ​​të pësuar që nga fillimi i nëntorit 2024.

Më 26 dhjetor, Citizens pësuan gol në ndeshjen e xhiros së 18-të të Ligës Premier kundër Evertonit.

Në minutën e 36-të, anësori i Evertonit, Illiman Ndiaye shënoi në portën Stefan Ortega.

Për Manchester Cityn, ky gol i pësuar u bë i 26-ti në 12 ndeshje.

Rekordi më i keq që nga 1 nëntori i përket Heidenheim, i cili ka pësuar 28 gola në 11 ndeshje.

Manchester City duket zyrtarisht jashtë garës për titull, pasi Liverpooli vazhdon të jetë skuadra me formën më të sigurt në kampionatin anglez.

Exit mobile version