Manchester City është aktualisht skuadra e dytë më e keqe në mesin e top pesë ligave evropiane për numrin e golave të pësuar që nga fillimi i nëntorit 2024.
Më 26 dhjetor, Citizens pësuan gol në ndeshjen e xhiros së 18-të të Ligës Premier kundër Evertonit.
Në minutën e 36-të, anësori i Evertonit, Illiman Ndiaye shënoi në portën Stefan Ortega.
Për Manchester Cityn, ky gol i pësuar u bë i 26-ti në 12 ndeshje.
Rekordi më i keq që nga 1 nëntori i përket Heidenheim, i cili ka pësuar 28 gola në 11 ndeshje.
Manchester City duket zyrtarisht jashtë garës për titull, pasi Liverpooli vazhdon të jetë skuadra me formën më të sigurt në kampionatin anglez.