Ballina Sport Futboll Man City kërkon të marr fitoren e radhës përballë Southamptonit, formacionet e...

Man City kërkon të marr fitoren e radhës përballë Southamptonit, formacionet e mundshme

Sot nis xhiroja e pestë në Premier Ligë.

Manchester City do të ballafaqohet me Crystal Palace nga ora 16:00, shkruan lajmi.net.

‘Citizens’ janë në një formë të mirë pasi kanë fituar katër duelet e fundit në të gjitha garat duke realizuar plotë 19 gola dhe pësuan vetëm tre.

Ekipi i Pep Guardiolas ka nëntë pikë aktualisht në pozitën e pestë, ndërsa Southamptoni ka vetëm tri sosh dhe gjendet në vendin e 14.

Në pesë përballjet e fundit mes këtyre dy skuadrave, City ka fituar katër ndërsa Southamptoni vetëm një.

Man City llogaritet favorit të marr fitoren e radhës sot, ndërsa mysafirët do të synojnë të shkaktojnë befasi.

Formacioni i mundshëm i Man City: Ederson; Walker, Ake, Dias, Cancelo; De Bruyne, Rodri, Gundogan; Jesus, Torres, Grealish

Formacioni i mundshëm i Southampton: McCarthy; Livramento, Stephens, Salisu, Perraud; Romeu, Ward-Prowse, Elyounoussi; Redmond, Armstrong, Djenepo

Exit mobile version