Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, nuk e konsideron Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, një kërcënim duke deklaruar se administrata e re amerikane nuk e njeh mirë BE-në.
“Nuk mendoj se jemi të kërcënuar, por medoj se ka vend për shpjegime; sepse duket sikur administrata e re amerikane nuk e njeh Bashkimin Evropian në detaje”, deklaroi Juncker në mbledhjen joformale evropiane në Maltë.
“Por në Evropë detajet vlejnë”, theksoi shefi i Komisionit Evropian.