Maloku: Qytetarët janë lodhë me fushata të lodhëta!

1. Këtyre ditëve, në pothuajse pjesën dërmuese të komunave kosovare, është evident reduktimi i dukshëm i numrit të pjesëmarrësve nê tubime partiake!

2. Ky fenomen i abstenimit të themi kushtimisht, “gardes” militante në këto tubime elektorale, duket që është një sinjal i qartë për gjitha partitë politike në skenën politike kosovare.

3. Mund të them që sociologjikisht, është edhe një mesazh antifobist dhe pro ndërgjegjësues, për organizatorët e këtyre folklorizmave dhe ikonografive sociale.

Mospërcjellja e tubimeve të tilla, dosido është edhe një porosi dhe një indikator i kuptueshëm social, se qytetaria kosovare, ka filluar të ndërgjegjësohet për rolin që duhet ta ketë në këtë periudhë të transicionit!

4. Abstenimi nga tubimet masive e pompoze, në realitet tregon edhe njê faktografi sociale të gatishmërisë, disponimit dhe qëndrimit sidomos, ndaj partive pushtetmbajtêse!

Pra, abstenimi, atyre ua dërgon një mesazh tē qartë, se; ka filluar njê distancim i vetëdijshëm nga gjitha mashtrimet, premtimet boshe, dhe lojërat meskine të tyre!

Dhe se vota e tyre, sivjet do shkoj vetëm në “kontot” e atyre individeve dhe partive politike, që ofrojnë premtime “për toke”, investime konkrete, dhe angazhim e transparence me llogaridhenie…!

5. Natyrisht, kjo është shumë e shëndetshtme për demokracinë lokale, edhe për shkak se shënon rast ideal për të shemb folklorizmin dhe idhujtarinë e rrejshme të karizmave lokal e nacional për angazhimin dhe përgjegjësitë e tyre të (pa)sinqert rreth rindërtimit të vendit!/Mesazhi/