Mallorca e Muriqit mposht Gironën

Skuadra e Mallorcas ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Gironas në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në La Liga.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Copete në minutën e 33’të.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi luajti gjithë ndeshjen dhe ishte një nga më të mirët në fushë.

Me këtë fitore, Mallorca shkon në kuotën e 27 pikëve në pozitën e 15-të, kurse Girona në vendin e dytë me 59 pikë.