Skuadra e Mallorcas do të mbështetet te sulmuesi Vedat Muriqi për fitoren e parë në shtëpi këtë sezon në La Liga.
Dueli Mallorca – Real Sociedad, që luhet sot prej orës 19:00, e hap xhiron e gjashtë të elitës së futbollit spanjoll.
Te Mallorca po shpresojnë ta fitojnë këtë ndeshje për ta shijuar fitoren e parë në shtëpi dhe të dytën në total në sezonin 2024/25.
Mallorca deri më tani e ka vetëm një fitore dhe atë në udhëtim ndaj Leganesit, ekip që e mposhti 1:0 në kuadër të xhiros së katërt.
Aktualisht, Mallorca është e 13-ta në tabelë me 5 pikë të tubuara, në më shumë se Real Sociedadi që renditet në pozitën e 16-të, dhe po ashtu është në kërkim të fitores së dytë.
Reprezentuesi i Kosovës, Muriqi do të jetë titullar te Mallorca dhe pritet të jetë rreziku kryesor për portën e Sociedadin.
Muriqi këtë sezon ka 1 gol e 1 asistim në pesë ndeshje kampionale për Mallorcan, e cila xhiron e shkuar pësoi në shtëpi nga Villarreali me shifrat 2:1.
Në fakt, Muriqi nuk ka shënuar gol prej ndeshjes së xhiros së parë me Real Madridin që përfundoi pa fitues, pra me rezultatin 1:1.
Ndaj Sociedadit, Muriqi jo vetëm që do ta kërkoj golin e parë pas katër ndeshjeve pa gol, por edhe do të përpiqet ta ndihmoj Mallorcan për trepikëshin e parë në shtëpi, fitore kjo që do ta ndihmoj të tuboj 8 pikë.