Skuadra e Malishevës ka triumfuar në ndeshjen ndaj ekipit të Buduçnostit të Podgoricës në garat evropiane.
Megjithëse ekipi mysafir, ai i Buduçnostit të Podgoricës, ishte më i mirë në pjesën e parë të lojës me gjithsej tri goditje brenda portës kundërshtare, portieri i Malishevës Hadis Velii, nuk lejoi që të tundej rrjeta e tij
Në pjesën e dytë, skuadra e Malishevës u duk më e organizuar duke rrezikuar disa herë portën kundërshtare.
Qëllimi u realizua në minutën e 67-të përmes supergolit të Etnik Brrutit për rezultatin 1-0.
Me këtë rezultat u finalizua edhe ndeshja mes dy skuadrave.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, në kuadër të rrethit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Loja e kthimit do të luhet javën tjetër në Mal të Zi./