Mali i Zi do kërkojë nga BE t’ia heqë Kosovës kushtin për Demarkacionin

Kadri Veseli, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se Mali i Zi do të dalë me një kërkesë zyrtare për Bashkimin Europian që t’ia heq Kosovës kushtin për Demarkacionin dhe të mos e bllokojë në liberalizimin e vizave, njofton Klan Kosova.

Veseli këtë e ka bërë të ditur pas takimit të Kryesisë së Kuvendit në konferencë për media.

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës tha se shumë shpjet zyrtarë nga Mali i Zi do të dalin më këtë deklarim.

I pyetur se a po e bën vet Mali i Zi këtë, apo i është kërkuar nga Kosova, Veseli tregojë se ua kanë kërkuar këtë malazezve, për shkak se dy vendet kanë raporte shumë të mira.

Veseli është pyetur edhe për procedimin e mundshëm të Demarkacionit këtë vit, por nuk ka dhënë përgjigje.

“Demarkacioni është bërë një histori e gjatë që është vetëm duke e dëmtuar Kosovën dhe qytetarët e vet, do të duhej të ishte tashmë e përfunduar. Sido që të jetë Demarkaconi nuk është çështje problematike mes Kosovës dhe Malit të Zi”, pohoi Veseli.