Mali të premten shpalli fatkeqësi kombëtare për shkak të përmbytjeve shkatërruese të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm, transmeton Anadolu.
Ky vendim është bërë i ditur në një deklaratë të lëshuar pas mbledhjes së jashtëzakonshme të kabinetit të kryesuar nga Kolonel Assimi Goita, presidenti i qeverisë së tranzicionit të shtetit të Afrikës Perëndimore.
“Që nga fillimi i sezonit të shirave deri më 22 gusht 2024, janë regjistruar 122 raste të përmbytjeve në 17 rajone dhe në rrethin Bamako. Këto përmbytje kanë prekur 7.077 familje ose 47.374 persona, përfshirë 14.451 burra, 13.576 gra dhe 19.347 fëmijë”, thuhet në një deklaratë të qeverisë.
Në deklaratë theksohet se këto përmbytje kanë shkaktuar 30 të vdekur në shumë rajone.
Raste shembjesh shtëpish, rrufe dhe erëra të forta janë raportuar në disa rajone, tha qeveria.
Mali Declares State of National Disaster Amid Devastating Floods:
Mali’s council of ministers has declared a state of national disaster due to severe flooding, affecting over 47,000 people and claiming 30 lives. The region’s rainy season has brought above-average rainfall,… pic.twitter.com/iY4X0GihGk
— Eye On Globe (@eyeonGlobe_) August 24, 2024