Zoti i Plotfuqishëm ka thënë: “E malet i bëmë si shtylla të ngulura.”[1]
Fakte shkencore:
Shumë kohë më parë, e vetmja gjë që dihej për malet është se ato janë masa shkëmbore që lartësohen mbi sipërfaqen e Tokës. Ky përfundim qe i vlefshëm deri në vitin 1735 kur Piere Bouguer vuri në dukje faktin, se tërheqja e gjithësishme e llogaritur në vargmalet e Andeve ishte shumë më e vogël nga ç’pritej nëse malet do t’i shikonim si një peshë që rrinin ulur në majë të kores së Tokës. Ai hodhi idenë e të pasurit masa më të mëdha nëntokësore të të njëjtit material, të cilat shpjegojnë luhatjet në llogaritjet e forcës së tërheqjes së gjithësisë.
Në mesin e shekullit të nëntëmbëdhjetë Gerge Everest arriti në përfundime, të cilat kundërshtonin njëra-tjetrën, ndërkohë që llogariste forcën e tërheqjes së gjithësishme në majat Himalaja, në dy vende të ndryshme. Gjithësesi Everesti dështoi në shpjegimin e dukurisë dhe e quajti atë “Të pashpjeguarit e Indisë”. Mirëpo George Airy në vitin 1865 vuri në pah, se të gjithë vargmalet e Tokës janë blloqe lundruese në detin e magmës.[2] Ky material nëntokësor i shkrirë është më i dendur sesa vetë malet. Për këtë arsye malet duhet të ulen mbi këtë dendësi të lartë, me qëllim që të qëndrojnë me majat thikë përpjetë. Gjeologët zbuluan faktin se korja e Tokës është e ndërtuar me arna të ndërthurura me njëra-tjetrën, të cilat quhet pjata kontinentale dhe se malet madhështore lundrojnë në detin e shkëmbinjve të shkrirë me dendësi të lartë në sipërfaqen e Tokës. Ata gjithashtu vërtetuan se malet kanë rrënjë të cilat i ndihmojnë ata të lundrojnë vertikalisht dhe i mbajnë të lidhur me pjatat tektonike të Tokës.
Në vitin 1948 gjeologu Van Anglin në librin e tij “Gjeomorfologjia” nënvizoi se tashmë është i mirënjohur fakti, që çdo mal ka rrënjë poshtë kores së Tokës. Detyra e maleve është ta bëjnë koren e Tokës të qëndrueshme. Kjo u provua me parimin e barazpeshës së ujit të palëvizshëm të Tokës. Kjo dukuri u ilustrua nga gjeologu amerikan, Clarence E. Dutton në vitin 1889. Ai theksoi se zgjatjet e Tokës në formë malesh, janë të lidhura me Tokën nëpërmjet rrënjëve, të cilat variojnë në vartësi të lartësisë së malit. Përveç kësaj, prania e pjatave kontinetale u vërtetua në vitin 1969. Kjo e bëri të qartë faktin, që malet kanë përgjegjësi për të ruajtur barazpeshën e të gjitha pjatave të rruzullit tokësor.
Mrekullia shkencore:
Faktet rreth maleve nuk diheshin deri një mesin e shekullit të nëntëmbëdhjetë, megjithëse Kurani në mënyrë të padiskutueshme shpalli të qenit e tyre si shtylla në formë dhe përmbajtje. Kohët e fundit është vërtetuar përfytyrimi i saktë, që përshkruhet në vargjet kuranore. Shtyllat e ngulura përbëhen nga dy pjesë: një pjesë mbi sipërfaqen e Tokës dhe pjesa tjetër nën Tokë. E dyta ka për detyrë të mbështesë çfarëdo që është e lidhur për të. Ngjashmërisht edhe mali ka dy pjesë; njëra mbi koren e Tokës dhe tjetra në brendësinë e saj dhe që është në vartësi të lartësisë së malit. Detyra e maleve është sigurimi i qëndrueshmërisë së pjatave të kores së Tokës dhe parandalimin e lëvizjeve të tyre së bashku me shkresën e shkrirë nëntokësore mbi të cilën mbështeten. Kjo është e shkruar edhe në Kuran: “Ai ka vendosur male të palëvizshme në Tokë, që ajo mos të tundet bashkë me ju, dhe ka krijuar lumenj e rrugë për të arritur aty ku synoni.”[3] Tani është e dukshme që Kurani është fjala e Zotit, Krijuesit të maleve dhe të gjitha gjërave, i Cili thotë: “E si të mos dijë Ai që ka krijuar gjithçka, kur Ai njeh çdo gjë me imtësi dhe është i Gjithëinformuar.”[4]
Autor: Itidal Albanavi dhe Tahan El Zayat
Përktheu: Astrit Hykaj
[1] – Sure Nebe’e: 7.
[2] – Shkëmb i shkrirë nën sipërfaqen e Tokës.
[3] – Sure Nahl: 16.
[4] – Sure Mulk: 14.