Malala Yousafzai, e dërguara më e re e OKB-së për paqe

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB) Antonio Guterres ka emëruar të hënën aktivisten pakistaneze për të drejtat e njeriut Malala Yousafzai (19) për të dërguar të OKB-së për paqe, me qëllim që të vazhdojë të promovojë arsimin e vajzave, raporton Anadolu Agency (AA).

Fituesja më e re e Çmimit Nobel për Paqe me këtë është bërë e dërguara më e re e OKB-së për paqe, që është nderi më i lartë që kjo organizatë ndërkombëtare e ndan për çdo vit.