Sapo ka mbushur 20 vjet, por aktivizmi i saj ka kohe qe ka filluar. Malala Yousufzai shenoi ditelindjen e saj te 20 duke vizituar te shperngulurit ne kampet e refugjateve ne Mosul te Irakut, ku nuk munguan shume vajza te reja qe e kane Malalan si “model shembull”.
Qellimi i vizites se saj eshte te ritheksoj nevojen e vazhdimit te shkollimit, problem ky qe eshte i theksuar ne vendet qe jane te perfshira ne lufte. Malala ka fituar cmimin Nobel per avokimin e saj per te drejtat e shkollimit te vajzave te reja.
Historia e Malalas beri buje ne vitin 2012 kur nje grup talebanesh e qelluan ate teksa ishte duke shkuar ne shkolle.
Malala nuk shte e vetmja vajze qe ka pasur nje eksperience te tille, por asnje nuk e ka pasur fatin e saj qe te largohet nga piku i luftes dhe te avokoj nga jashte per te drejtat themelore te njeriut. /mesazhi/