Malala bashkohet me Apple në një fushatë inspirimi

Me këtë marrëveshje Pakistanezja, fituese e çmimit Nobel do të ‘mbështetet për aftësitë e saj për të frymëzuar njerëzit në të gjithë botën’.

Laureatja dhe aktivistja Pakistaneze Malala Yousafzai, e cila i mbijetoi një atentati nga Talibanët, ka nënshkruar një marrëveshje me Apple TV + që do ta shohë atë të prodhojë drama dhe dokumentarë që përqendrohen në gra dhe fëmijë.

Partneriteti shumë-vjeçar do të “mbështesë aftësinë e saj për të frymëzuar njerëzit në të gjithë botën”, tha kompania në një deklaratë të hënën, duke shtuar se përmbajtja do të përfshinte gjithashtu animacione dhe seri për fëmijë.
“Unë jam mirënjohëse për mundësinë për të mbështetur gratë, të rinjtë, shkrimtarët dhe artistët në pasqyrimin e botës siç e shohin ata”, u citua të thoshte 23-vjeçarja.

Yousafzai fitoi zemërimin e Talibanëve si një 10-vjeçare në pjesën veriperëndimore rurale të Pakistanit kur filloi fushatën për të drejtat e arsimmiit të vajzave. /Mesazhi.com