Malajzia i dërgon Kosovës 1 milion maska dhe 30 mijë dorëza donacion

Qeveria e Malajzisë do t’i dërgojë ndihmë anti-COVID Kosovës, një donacion prej 1 milion maska dhe 30,000 dorëza.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, tha se donacioni do të arrijë ditëve në vijim, ndërsa njoftoi se kjo ndihmë vjen pas bisedës me homologun Hishammuddin Tun Hussein, që kishte zhvilluar më 6 korrik.

“Falënderoj përzemërsisht Ministrin e Jashtëm të Malajzisë, Hishammuddin Tun Hussein, Qeverinë dhe popullin malajzias, të cilët edhe pse në distancë fizike me Kosovën, nga Azia Juglindore solidarizohen dhe i vihen në ndihmë Kosovës dhe gjendjes së rëndë pandemike nëpër të cilën po kalojmë”,