Të paktën 24 studentë dhe mësues kanë vdekur si pasojë e zjarrit në një shkollë fetare në kryeqytetin e Malajzisë, Kuala Lumpur.
Zjarri në shkollën Tahfiz Darul Quran Ittifaqiyah, shpërtheu në orët e hershme të enjten në mëngjes.
Viktimat mendohet se janë bllokuar në konvikt pasi dritaret ishin të mbyllura me grila metalike.
“Është një nga fatkeqësitë më të këqija të zjarrit në 20 vitet e fundit”, tha për AFP Khirudin Drahman, drejtor i departamentit të zjarrit dhe shpëtimit.
Policia thotë se të vdekurit ishin 22 studentë të gjinisë mashkullore midis moshës 13 dhe 17 vjeç dhe dy anëtarë të stafit