Një makinë është përplasur në drejtim të njerëzve që ishin të pranishëm në një piceri në Seine-et-Marne në afërsi të Parisit.
Sulmi kishte viktima, dhe mediat njoftojnë se një vajzë e re ka mbetur e vdekur dhe së paku pesë persona janë plagosur rëndë.
Shoferi u arrestua në vendin e ngjarjes, ndërsa po ngiste një BMW të errët.
Hetuesit thanë se incidenti ishte “i paramenduar, por nuk kishte lidhje me akt terrorist”.
Franca ende po vuan pasojat e një varg sulmesh terroriste, në kryerjen e të cilave nuk munguan as makinat si mjet i vrasjes së njerëzve. /MESAZHI/