Makina më e zezë/ Prezantohet BMW-ja në panairin e Frankfurtit

Do të prezantohet në panairin e Frankfurtit si makina më e zezë në botë, e para dhe e vetmja me një lloj pigmenti më të errët se çdo automjet tjetër të zi, dhe kjo falë artistit Anish Kapoor. Pigmenti original Vantablack është pronësi e tij.

BMW-ja do të rivihet tërësisht me bojën e re që heq thuajse çdo lloj refleksi ndërsa vetë solucioni mbështetës i pigmentit te veçantë lejon sprucimin në sipërfaqe më të mëdha. Aftësia e tij për të përthithur dritën në nivelin 99,9%, bën që syri, siç shpjegon Corriere della Sera, ta perceptojë Vantablack-un në të gjitha format e veta si bidimensional, shkruan topchannel.

E mbuluar me tonalitetin më të zi të botës, BMË VBX6 rrezikonte të himbiste formën e vet tridimensionale, sipas të përditshmes italiane, duke përfshirë këtu edhe disa karakteristika dalluese të këtij mjeti.

Por varianti që do të prezantohet së shpejti e ka një nivel reflektimi prej 1 për qind. E kuptuam se po të përdornim vetëm materialin original Vantablack nuk do të kishte funksionuar, deklaroi Ben Jensen, themeluesi i Surrey NanoSystems. 

Ndaj dolëm me idenë ta përpunonim pak, shtoi ai. Makina do të debutojë në Motor Show të Frankfurtit, që do të mbahet nga datat 12 dhe 22 shtator.