Ballina Kuzhinë Makaronave Me Gjizë – Receta Plot Shije Që Duhet të Provoni...

Makaronave Me Gjizë – Receta Plot Shije Që Duhet të Provoni Tani

Nëse po kërkoni për një recetë salce makaronash të shijshme dhe kremoze që është me pak kalori, por me shumë proteina atëhere jeni në vendin e duhur.

Një recetë e përkryer, që shpejt do të kthehet në të preferuarën tuaj dhe që do t’ju falë plot vlera ushqyese falë përbërësve që përmban.

Ndiqni më poshtë mënyrën e përgatitjes me të cilën AgroWeb.org ju njeh në këtë artikull.
Përbërësit

220 gr makarona të vogla
1 lgj vaj ulliri
3 thelpinj hudhre, të grira
1 kanaçe me domate të pjekura
1 lgj lëng limoni
1/2 gote gjizë
1/2 gotë ujë nga i makaronave

Përgatitja

Filloni me zierjen e makaronave sipas udhëzimeve të paketimit dhe mos harroni të ruani një gotë ujë për të holluar më pas salcën.

Në një tenxhere të madhe shtoni vajin e ullirit dhe hudhrën dhe kaurdisni në zjarr të ulët për 3 minuta.

Shtoni domatet dhe lëngun e limonit. Ziejini për 10-12 minuta ose derisa shumica e lëngjeve të avullojnë.

Në një mikser, shtoni me kujdes domatet e gatuara, gjizën dhe 1/2 gote ujë nga i makaronave. Përpunojeni masën derisa përbërësit të bashkohen plotësisht.

Sigurohuni që avulli të dalë nga mikseri nëse uji i makaronave dhe domatet janë të nxehta. Shtoni ujë sërisht, nëse është e nevojshme.

Bashkoni makaronat me salcën. Jepini shije me kripë, nëse është e nevojshme.

Exit mobile version