Nëse po kërkoni për një recetë salce makaronash të shijshme dhe kremoze që është me pak kalori, por me shumë proteina atëhere jeni në vendin e duhur.
Një recetë e përkryer, që shpejt do të kthehet në të preferuarën tuaj dhe që do t’ju falë plot vlera ushqyese falë përbërësve që përmban.
Ndiqni më poshtë mënyrën e përgatitjes me të cilën AgroWeb.org ju njeh në këtë artikull.
Përbërësit
220 gr makarona të vogla
1 lgj vaj ulliri
3 thelpinj hudhre, të grira
1 kanaçe me domate të pjekura
1 lgj lëng limoni
1/2 gote gjizë
1/2 gotë ujë nga i makaronave
Përgatitja
Filloni me zierjen e makaronave sipas udhëzimeve të paketimit dhe mos harroni të ruani një gotë ujë për të holluar më pas salcën.
Në një tenxhere të madhe shtoni vajin e ullirit dhe hudhrën dhe kaurdisni në zjarr të ulët për 3 minuta.
Shtoni domatet dhe lëngun e limonit. Ziejini për 10-12 minuta ose derisa shumica e lëngjeve të avullojnë.
Në një mikser, shtoni me kujdes domatet e gatuara, gjizën dhe 1/2 gote ujë nga i makaronave. Përpunojeni masën derisa përbërësit të bashkohen plotësisht.
Sigurohuni që avulli të dalë nga mikseri nëse uji i makaronave dhe domatet janë të nxehta. Shtoni ujë sërisht, nëse është e nevojshme.
Bashkoni makaronat me salcën. Jepini shije me kripë, nëse është e nevojshme.