Makarona me proshutë dhe brokoli në furrë

Përbërësit:

400 gr makarona rotini
280 gr brokoli
1 lugë gjelle vaj ulliri
2 filxhanë proshutë
425 gr salcë Alfredo
piper i zi
1 filxhan djathë
1/2 filxhan qumësht

Përgatitja:

Marrim një tenxhere me ujë, vendosim brenda kripë dhe e lemë të vlojë. Më pas vendosim makaronat të ziejnë për gati 10 min. Ndërkohë nxehim paraprakisht furrën në 170 gradë. Më pas marrim brokolin e shkrijmë në mikrovalë dhe e presim në copa të vogla. Nxehim vajin e ullirit në një tigan të madh në temperaturë mbi mesataren. Në të hedhim proshutën e prerë në formë kubikësh. Pasi të kenë marrë një ngjyrë kafe, hedhim brokolin, më pas salcën Alfredo, qumështin dhe i trazojmë për t’i përzier, duke i spërkatur me piper dhe shtojmë makaronat e gatuara. Përhapim përzierjen e makaronave në një tavë, duke i hedhur sipër djathë të copëtuar dhe i pjekim në furrën e nxehur që më parë derisa tava të jetë e nxehtë dhe djathi të jetë shkrirë dhe të ketë filluar të marrë ngjyrë kafe, për rreth 30 minuta.

Përgatitja e salcës Alfredo

Përbërësit:
125 gr. gjalp
2 kuti pana kuzhinë
3-4 thelpinjë hudhëra
150 gr. parmixhano
pak kripë dhe piper të zi

Përgatitja:

Vendosni gjapin të shkrihet dhe shtoni në të hudhërat e grira shumë imët, sapo gjalpi të aromantizohet shtoni panën e kuzhinës, kripë, piper të zi dhe parmixhanon. Përzieni mirë derisa salca të bëhet homogjene.