Makarona në furrë me ton dhe ullinj

Nëse ende nuk di se çfarë të përgatisësh për darkë, receta e mëposhtme mund t’ju vijë në ndihmë.

Përbërësit: 500 g makarona, 1 qepë, 400 ml salcë domatesh, 1 panna kuzhine, 200 g misër, 200 g ton peshku, 100 g ullinj, 100 g djathë Parmigiano, kripë, piper i zi, vaj ulliri, rigon, hudhër pluhur dhe spec i pluhur.

Përgatitja: Fillimisht qërojmë qepën dhe e vendosim për t’u skuqur me pak vaj ulliri. Shtojmë kripë dhe e kaurdisim derisa të marrë ngjyrë të artë. Më pas shtojmë salcën e domateve dhe erëzat e i lëmë të ziejnë për 2-3 min. Ndërkohë ziejmë makaronat, marrim pak nga lëngu i tyre dhe ia hedhim salcës. Shtojmë panna-n te salca, më pas hedhim makaronat në të njëjtën enë dhe i përziejmë. Shtojmë misër, ton peshku dhe ullinj dhe masën e vendosim në tavë. Mbulojmë me Parmigiano të gjithë sipërfaqen dhe i fusim në furrë në 200 gradë. Shoqërojeni me një gotë verë të kuqe. Ju bëftë mirë!

Kjo pjatë u përgatit nga @Casual_eating