Makarona në furrë me proshutë pule dhe brokoli

Është pothuajse një pastiço që për shkak të proshutës dhe brokolit merr shije krejt tjetër.

Përbërësit për një tavë mesatare:

  • Rreth 300 gr makarona të vogla
  • Proshutë në kubikë
  • Brokoli të prera në copa të vogla
  • Djathë parmixhan të grirë
  • Salcë beshamel (të përgatitur me gjalp, miell dhe qumësht)
  • Kripë, piper
  • Vaj ulliri

Përgatitja:

Zieni përgjysmë makaronat. Kullojini dhe hidhini në tavën që do përdorni për të pjekur. Shtoni pak vaj ulliri dhe përziejini mirë. Shtoni brokolit dhe proshutën, djathin e grirë, beshamelën dhe futeni në furrë për rreth 25 minuta.