Per te pergatitur ju duhen keto perberes.
Perberesit :
400 gram makarona
500 gr file pule
150 gr domate te thata
rigon, majdanoz, piper, kripe, spec i kuq
125 gr djath mozzarella
Pergatitja :
Filetot e pules i presim ne copa te vogla. Te njejten gje bejme edhe me domatet e thata.
Hedhim pak vaj ne nje tigan. Skuqim filetot e pules derisa te marrin ngjyre te arte.
Shtojme edhe domatet e thata. Mozzarellen e presim ne copeza dhe e shtojme tek tigani.
Shtojme erezat dhe kripen. Makaronat duhet vetem ti ziejme me pak vaj.
Pasi te ziejne i kullojme dhe i shperlajme me uje te ftohte. I hedhim edhe makaronat ne tiganin e salces me pule. Servirini te nxehta.
Ju Befshin Mire!