Ballina Kuzhinë Makarona me salmon, salcë limoni dhe kopër

Makarona me salmon, salcë limoni dhe kopër

Kjo recetë u përgatit nga Unëgatuaj.com

A mund tju them që këto janë makaronat me salmon më të mira që kam ngrënë ndonjëherë? Një pjatë që e gjithë familja e shijoi. Zgjidhni formen e makaronave që dëshironi dhe në më pak se 20 minuta do të keni fibrat dhe Omega-3 sëbashku, sidomos për të vegjlit.

PËRBËRËSIT: 320 g makarona, 400 g salmon i freskët, 200 ml krem panna për gatim, 2 thelpinj hudhër, 1/2 lëng limoni, 1/2 lëkurë e grirë limoni, 1 lugë gjelle gjalpë, 1 lugë gjelle vaj ulliri, pak miell, kripë, piper i zi dhe kopër e freskët.

PËRGATITJA: Lyejmë fileton e salmonit me kripë, piper, miell dhe e skuqim për 2 minuta nga secila anë në tiganin me gjalpë derisa të marrë një kore të bukur. E heqim dhe e lëmë mënjanë. Në të njëjtin tigan shtojmë pak vaj ulliri dhe kaurdisim fillimisht hudhrat e grira hollë. Shtojmë më lëng limoni dhe lëkurën e grirë të tij. Hedhim pak ujë ose lëng perimesh dhe i lëmë hudhrat të zbuten. Shtojmë salmonin e plotë dhe e ndajmë me pirun në copa. Shtojmë edhe panna-n e kuzhinës, koprën dhe i lëmë të gatuhet për 5 minuta. Ndërkohë kemi zier makaronat dhe i shtojmë te salca me salmon. Mund të shtojmë edhe pak ujë nga makaronat nëse salca është e trashë. Ju bëftë mirë!

Exit mobile version