Makarona me ricotta dhe mish pule

Përbërësit: 250 g ricotta, 1 lugë gjelle pesto borziloku, 1/2 gotë panna, 250 g fileto pule, gjalpë, vaj ulliri, kripë, hudhër pluhur, lëkurë limoni dhe fëstëkë (opsionale )

Përgatitja: Në një tas përziejmë ricotta-n, peston e borzilokut, pak kripë, piper, pak vaj ulliri. I përziejmë mirë dhe e lemë më një anë. Filetot e pulës i presim në kubiKë ose në rripa. I marinojmë me kripë, piper dhe hudhër pluhur, dhe i skuqim në gjalpë e vaj ulliri. Pasi i skuqim i hedhim në një pjatë, dhe në tigan shtojmë ricotta-n, panna-n, i përziejmë dhe shtojmë dhe pak nga uji i makaronave që po ziejnë. E përziejmë masën në zjarr të ngadaltë. Në fund shtojmë filetot e pulës të skuqura dhe kontrollojmë kripën. Pasi janë zier makaronat, i shtojmë mbi salcë dhe i përziejmë mirë. Në pjatë i servirim me pak fëstëkë të grirë dhe lëkurë limoni. Ju bëftë mirë!