Ballina Kuzhinë Makarona me krem djathi dhe pançetë

Makarona me krem djathi dhe pançetë

Makaronat janë një nga ato pjata të cilave nuk mund t’u thuashë kurrë JO. Janë tundimi më i madh për njerëzit që janë me dietë dhe po përpiqen t’u qëndrojnë larg brumërave e njëherazi ushqimi, që të ndryshon gjendjen e humorit dhe të bën të ndihesh gjithmonë mirë.

PËRBËRËSIT PËR 4 PERSONA: 400 g makarona integrale ose jo, 200 g pançetë në kubikë, 250 g djathë Philadelphia ose djathë tjetër kremoz, 1 bustinë shafran, vaj ulliri dhe kripë.

PËRGATITJA: Ziejmë makaronat në ujë të valuar me kripë. I kullojmë dhe i spërkatim me pak vaj. Ndërkohë që makaronat ziejnë, në një tigan me pak fare vaj skuqim paçetën derisa të bëhet krokante. Shtojmë makaronat në tigan dhe i lëmë për një minutë duke i përzier me lugë druri. Shkrijmë shafranin me pak ujë të nxehtë dhe e përziejmë me djathin Philadelphia derisa të kemi një krem homogjen. Heqim makaronat nga tigani dhe i përziejmë me kremin e djathit. Sipas dëshirës i shërbejmë me djathë Pecorino ose Parmigiano të grirë.

Nga LINDA FISHTA/Fotografia ARMAND HABAZAJ

Exit mobile version