Përbërësit:
3 thelpinj hudhër të qëruar
1 tufë selino
1 karotë
1 qepë e vogël
Disa gjethe dafine
2 lugë vaj ulliri
Gjysmë kg mish i grirë
2 lugë salcë domateje
Kripë, piper i zi dhe i kuq, borzilok
Domate të prera në copa dhe të shtypura
Makarona penne
Gjysmë tasi djathë parmixhan i grirë
Përgatitja:
Zini hudhrën, selinonë, karotën dhe gjethet e dafinës duke i shtuar sipër vajin e ullirit dhe prijini në copa të vogla pasi t’i nxirrni. Hidhini në një ene ku t’i skuqi duke i shtuar mishin e grirë salcën, kripën dhe piperin. Pasi t’i keni përzier hidhini sipër domatet e shtypura, borzilokun dhe makaronat penne të ziera.