PËRBËRËSIT:
300 g makarona flutur, 300 g brokoli, 200 g rrepa, 1 thelb hudhër, spec djegës, 50 ml vaj ulliri, 100 g djathë, ½ limon dhe ½ tufë mente.
PËRGATITJA:
Ziejmë makaronat në ujë me kripë për disa minuta, aq sa përshkruhet në paketim. Pesë minuta para përfundimit shtojmë brokolin e
prerë në copa dhe i ziejmë bashkë me makaronat. Ndërkohë, në tigan
ngrohim vajin e ullirit dhe e aromatizojmë me hudhrën e shtypur dhe pak spec djegës. Kullojmë makaronat dhe i hedhim në tigan. Presim hollë rrepat dhe i marinojmë me kripë, piper, limon e vaj ulliri dhe i shtojmë te makaronat. Më pas grijmë pak lëkurë limoni, djathë të bardhë dhe ca gjethe mente.