Majlinda Kelmendi mposhtet në gjysmëfinale nga Buchard, mbetet në garë për medaljen e bronztë

Majlinda Kelmendi ka humbur ndeshjen në gjysmëfinale ndaj Amandine Buchard në kuadër të Doha World Judo Masters 2021.

Kelmendi e filloi mirë duelin, por francezla Aandine Buchard u tregua e kujdesshme gjatë gjithë kohës, transmeton lajmi.net.

Majlinda nuk arriti ta mposht francezen ne kohën e rregullt, në kohën shtesë ajo u mposht. Dëgjohej edhe trajneri i Majlindës, Driton Kuka, që e sugjeronte atë të sulmonte francezen dhe ta përfundonte duelin, por siduket Majlinda ka qenë pak sa më e kujdesshme se zakonisht.

Në fund, Aandine Buchard triumfoi, ndërsa Majlinda do kërkojë të fitojë medaljen e bronztë