Majlinda Kelmendi mposhtet në gjysëmfinale nga Chelsie Giles

Majlinda Kelmendi pasi fitoi dy ndeshje dhe u kualifikua në gjysëmfinale, humbi nga reprezentuesja e Mbreterisë së Bashkuar, Chelsie Giles.

Ky meç ishte mjaftë interesant dhe madje vazhdoi në kohë shtesë për t’u vendosur një fituese në fund., shkruan lajmi.net.

Edhe pse e humbi këtë ndeshje, Majlinda akoma është në garë për të fituar një medalje, pasi mund të arrij atë të bronztën.

Ky Grand Slam po zhvillohet në Tel Aviv dhe në finale veçse është kualifikuar tanimë Giles.

Për Kosovën në garë janë edhe Laura Fazliu dhe Akil Gjakova.