Majlinda Kelmendi është në finale

Majlinda Kelmendi po marshon sigurt drejt medaljes së artë në Lojërat Olimpike të Rios.

Heroina e Kosovës, ka arritur të kualifikohet në finale në xhudo në kategorinë deri në 52 kilogramë, duke mundur xhudisten e papërshtatshme japoneze, Misato Nakamura.Kalimi në finale, i siguron medaljen e argjendtë Majlinda Kelmendit, që është arritje historike për Kosovën.Por, më e mira e botës natyrisht se nuk dëshiron të ndalet me kaq, ku do të kërkojë të artën përballë xhudistes italiane Odette Giuffrida.