Majlinda Kelmendi do të pritet në mënyrë të veçantë

Majlinda Kelmendit do t’i bëhet pritja e merituar në një mënyrë tejet të veçantë.

Pas rikthimit nga Lojërat Olimpike, xhudistja pejane do të pritet me nderime të larta nga shteti i Kosovës.

Indeksonline merr vesh se një autobus i hapur do të defilojë nëë sheshin e Prishtinës.

Pas paraqitjes në Prishtinë, Majlinda do ti niset në mënyrë zyrtare drejt qytetit të saj, Pejës ku do të shoqërohet nga vetura zyrtare.

Krenaria e sportit të Kosovës aterron nesër në aeroportin “Adem Jashari” në orën 17:40