Mahmoud Khalil akuzon Universitetin Columbia për “përgatitjen e rrëmbimit të tij”

Mahmoud Khalil, studenti i ndaluar nga autoritetet amerikane në mars për pjesëmarrjen në protestat pro-Palestine, ka akuzuar administratën e Universitetit Columbia për “përgatitjen e rrëmbimit të tij”. Në një letër të botuar në gazetën studentore Columbia Daily Spectator, Khalil i bëri thirrje shokëve të tij të mos “përpiqen të heqin dorë nga përgjegjësia për të kundërshtuar shtypjen”.

Ai e akuzoi universitetin për shtypjen e kundërshtimit studentor nën maskën e luftës kundër antisemitizmit, duke e quajtur këtë një shpifje. Khalil krahasoi sulmin e autoriteteve amerikane ndaj studentëve të huaj të përfshirë në protestat pro-Palestine me ndjekjet që ai përjetoi kur u largua nga regjimi i Bashar al-Assad në Siri.

Ai i paralajmëroi studentët që të mos mbeten indiferentë ndaj abuzimeve të Columbia, duke thënë se “neutraliteti ndaj Palestinës nuk do t’ju mbrojë”. /mesazhi